Kë do të zgjidhte mes Greqisë dhe Turqisë? Përgjigjet hapur dhe prerë Sali Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha, i ftuar sonte në emisionin Zonë e Lirë në Tv Klan, është pyetur nga Arian Çani se kë do të zgjidhte, Greqinë apo Turqinë, nëse do të ishte në vend të Kryeministrit Edi Rama.

Berisha u përgjigj duke thënë se vendi ynë duhet të synojë bashkëpunime me të dyja këto shtete, por në fund të fundit, ai do të zgjidhte interesin e Shqipërisë.

Ish-Kryeministri Berisha:

Charles de Gaulle ka lënë një postulat epik: Secili kryqin e tij! Do zgjidhja Shqipërinë dhe interesat e saj. Natyrisht fqinj të respektuar e të gjitha, por Shqipëria është një vend i cili duhet të ndërtojë marrëdhënie miqësore me të dyja këto vende.

Dhe të uroj që problemi që është problem prej shumë dekadash, që u acarua me problemin e Qipros. Kemi firmosur një marrëveshje dhe i kam qëndruar gjithnjë.

Të imagjinohet se Shqipëria do anësojë kundër Greqisë apo Turqisë, kjo nuk mund të imagjinohet. Shqipëria do mbajë një qëndrim në përputhje me interesin e saj kombëtar.

Shqipëria uron që këto të zgjidhin konfliktin nëpërmjet dialogut. Tani është pala greke që thotë le t’i referohemi gjykatës për zgjidhjen e problemit.

Po të isha Kryeministër unë, çështja e detit nuk ekzistonte. Sepse dy qeveri greke njëra pas tjetrës, njëra e PASOK tjetra e Neo Demokracisë, të dyja pranuan të shkojnë në gjykatë. Dhe erdhi Edi Rama dhe tha jo nuk shkoj në gjykatë. Ne lidhëm marrëveshje, e rrëzoi Gjykata Kushtetuese.

Pala greke më kërkoi ta rinegociojmë. Jo i thashhë unë nuk rinegociohet, se gjykata diktonte metodën për të arritur marrëveshjen.

Ka qenë vendim totalisht i diktuar nga Edi Rama dhe pala tjetër. Asgjë s’ka ndryshuar në raport me detin për qëndrimin tim.


Shtuar 25.09.2020 20:12