Categories: Uncategorized

Kazino dhe pastrim parash: Sekuestrohet e gjithë pasuria e dy të huajve në Shqipëri, njëri nga Kosova

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor “Asetet”, për identifikimin, gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Pas një viti hetimesh intensive dhe kompleksem janë sekuestruar pasuritë e 2 shtetasve të huaj, të dy me rekorde të theksuara kriminale, pasuri që kapin vlerën 2.1 milionë euro.

Të lidhura

None found

Në kuadër të këtij operacioni u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme ndaj shtetasve:

-H. L., 50 vjeç, lindur në Junik, Kosovë dhe banues në Olten, Zvicër;

-R. (A.) S., 47 vjeç, lindur në Poloni, dhe banues në Olten, Zvicër;

-H. L. është nën hetim nga Prokuroria e qytetit Solothurn, Zvicër, për veprat penale që lidhen me lojërat e fatit (kazinotë) dhe “Pastrim parash”. Ky shtetas është i njohur për veprimtari kriminale në Zvicër, pasi është dënuar nga Gjykata e Olten-Gosen/So, më datë 26.11.2011, për veprat penale “Zhvatje me dashje”, “Sulm”, “Shtrëngim për dhënie pasurie”,“Shkelje e ligjit për armët”, të ndodhura në kohë të ndryshme.

Shtetasi R. (A.) S. është në kërkim kombëtar në Zvicër, për veprat penale që lidhen me lojërat e fatit (kazinotë) dhe “Pastrim parash”.

Në bazë të materialeve të dërguara nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë bëri regjistrimin e procedimit penal, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.

Konkretisht u sekuestruan:

• 3 apartamente në Rrugën e Kavajës, Tiranë;

• Njësi tregtare e ndodhur në Rrugën e Kavajës, Tiranë;

• Sipërfaqe toke, afërsisht 5.500 m2, në Radhimë, Vlorë;

• Asete të një ish-kompanie të transportit ndërkombëtar të mallrave;

• Llogari bankare pranë bankave të nivelit të dytë, në shumën 240.000 euro dhe 210.000 franga zvicerane;

• 6 automjete të markave të ndryshme, prodhime të viteve të fundit;

Vijon puna për të zbuluar asete (prona) të tjera që rrjedhin nga aktiviteti kriminal i këtyre shtetasve, të cilat mund t’i kenë në emër të personave të tjerë apo të bashkëpunëtorëve në këtë aktivitet kriminal.

të fundit

Foda shpreson që Dalipi të zgjedhë Kosovën

Selektori i Kosovës, Franco Foda, ka konfirmuar se ka pasur bisedime me sulmuesin Lutfi Dalipi. Ai thotë se ka pasur…

5 minutes ago

Hoxha akuzon drejtoreshën e ISHP-së për kërkesën që komunikimi zyrtar të bëhet vetëm në maqedonisht; kritikon heshtjen e VLEN-it

Mosrespektimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve po shndërrohet në një trend shqetësues në institucionet shtetërore të Maqedonisë së Veriut,…

9 minutes ago

Mediat turke e krahasojnë Ernest Muçin me Zinedine Zidane

Ernest Muçi po konsiderohet lojtari i momentit në Turqi [...]Read More...

10 minutes ago

Komisioni parlamentar miraton katër projektligje për bashkëpunimin juridik me Suedinë dhe Belgjikën

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit ka miratuar katër projektligje që lidhen…

11 minutes ago

Kosova me sytë nga kualifikimet për Evropianin, Foda ndjek lojtarët në vend dhe jashtë

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur edhe për planet afatgjata të Kombëtares, duke theksuar se përveç përgatitjeve për ndeshjet…

11 minutes ago

FFK konfirmon dy mungesa për shkak të lëndimeve; Enis Rexhepi pret miratimin e FIFA-s

Menaxheri i Kosovës Bajram Shala thotë se Enis Rexhepit ende s’iu ka kompletuar dokumentacioni dhe janë në pritje të fjalës…

16 minutes ago