Categories: Uncategorized

Katër qese me “të bardhë” për policin zviceran, jepet vendimi për këshilltarin socialist

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të shkarkojë anëtarin e Këshillit Bashkiak të Kamzës, Mirush Dema, pasi ky i fundit kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit, disa dënime të marra jashtë vendit.

Mirush Demaj ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit, një ndalim për verifikim në Gjenevë, dhe dëbim në Suedi e në vendet e BE-së deri në tetor 2019.

Të lidhura

None found

28 vjeçari ka deklaruar edhe ndërrimin e mbiemrit pas martese, nga Troci në Dema, por ka fshehur disa të dhëna interesante.

Sipas vendimit të Prokurorit të Përgjithshëm Adnan Xholi, Mirush Dema ka fshehur dy dënime në Zvicër. Në dokument thuhet se në dhjetor të vitit 2014, këshilltari i bashkisë Kamëz, i ka ofruar 4 qese heroinë për t’ia shitur një polici të infiltruar për 400 euro.

Ai është takuar me policin siç kishin rënë dakord, por shitja nuk është bërë, pasi Mirush Dema ka hequr dorë sepse ka kuptuar që po fliste me një polic.

Për këtë vepër ai është dënuar, por dënimi i është konvertuar në gjobë.

Po në Gjenevë, Dema është dënuar dhe për dhunim banese, pasi ka hyrë pa leje në një bodrum.

të fundit

Protesta studentore në ditën e pestë, tre autoblinda të RENEA-s në mbrojtje të Kryeministrisë

Protesta studentore vijon me tensione dhe përplasje, teksa sot ka hyrë në ditën e saj të pestë. Ndërkohë, sipas pamjeve…

1 minute ago

PSG përmbys Strasbourgun dhe merr fitoren në transfertë

Paris Saint-Germaini ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Strasbourgut, duke triumfuar me rezultat 3-1 në kuadër të javës…

1 minute ago

Çmimet në Maqedoninë e Veriut vijojnë rritjen, inflacioni rëndon buxhetet familjare

Inflacioni vjetor në Maqedoninë e Veriut në shtator të këtij viti arriti në 2,7 për qind, ndërsa çmimet e ushqimeve…

10 minutes ago

Mercedes dhe Nvidia thellojnë bashkëpunimin për drejtimin autonom të Nivelit 4

Mercedes ishte prodhuesi i parë i automjeteve që mori miratimin për drejtim autonom të Nivelit 3 në Evropë, por funksionaliteti…

12 minutes ago

Serviset e veturave drejt një mënyre të re pune me inteligjencën artificiale

Inteligjenca artificiale po sjell ndryshime në mënyrën se si funksionojnë serviset e veturave.Teknologjia e re mundëson identifikimin e defekteve me…

12 minutes ago

“Mjaft, dëgjo qytetarët!”/ Arbana Osmani reagon për protestat: Më dhemb të shoh të rinjtë të dhunohen, Rama duhet të respektojë popullin

Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka reaguar publikisht në rrjetet sociale lidhur me situatën e nxehtë politike dhe protestat masive…

25 minutes ago