Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që të ndërpresin mandatin e këshilltarit socialist Mirush Dema në Bashkinë e Kamzës.
Ky i fundit ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit, një ndalim për verifikim në Gjenevë, dhe dëbim në Suedi e në vendet e BE-së deri në tetor 2019.
None found
28 vjeçari ka deklaruar edhe ndërrimin e mbiemrit pas martese, nga Troci në Dema, por ka fshehur disa të dhëna interesante.
Sipas vendimit të Prokurorit të Përgjithshëm Adnan Xholi, Mirush Dema ka fshehur dy dënime në Zvicër. Në dokument thuhet se në dhjetor të vitit 2014, këshilltari i bashkisë Kamëz, i ka ofruar 4 qese heroinë për t’ia shitur një polici të infiltruar për 400 euro.
Ai është takuar me policin siç kishin rënë dakord, por shitja nuk është bërë, pasi Mirush Dema ka hequr dorë sepse ka kuptuar që po fliste me një polic.
Për këtë vepër ai është dënuar, por dënimi i është konvertuar në gjobë.
Po në Gjenevë, Dema është dënuar dhe për dhunim banese, pasi ka hyrë pa leje në një bodrum.
KQZ do të mblidhet të mërkurën për mandatin e këshilltarit socialist të Kamzës.
Goli historik i Armando Sadikut kundër Rumanisë në EURO 2016Në një postim të fundit në rrjetet sociale, klubi zviceran i…
Interi ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Bolognas, duke triumfuar me rezultat 3-1 në kuadër të javës së shtatë në…
Luciano Spalletti ka folur për cilësitë e Edon Zhegrovës, duke e vlerësuar talentin dhe aftësinë e sulmuesit kosovar për të…
Makina policie kanë hyrë në shesh. Është krijuar një situatë kaotike dhe shqetësuese. Dhjetëra efektivë policie kanë nisur të shoqërojnë…
Qendra Spitalore Universitare Tiranë ka përditësuar të dhënat mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës prej orës 17:00…
Një ambulancë është sulmuar me gurë gjatë protestës së sotme, ku sipas pamjeve, ka pësuar thyerje të xhamave, duke rrezikuar…