Zhvillimi i një sistemi të ri të drejtimit autonom do të jetë në qendër të partneritetit të zgjeruar mes Mercedes dhe Nvidia. Dy kompanitë e bënë sot të ditur këtë hap, duke njoftuar se do të vijojnë punën për teknologjinë e gjeneratës së ardhshme.
None found
Synimi i bashkëpunimit është arritja e Nivelit 4 sipas standardeve SAE. Në këtë nivel, sistemi merr përsipër të gjithë drejtimin e automjetit dhe u përgjigjet në kohën e duhur problemeve që shfaqen, për sa kohë mjeti ndodhet brenda kushteve të përcaktuara të funksionimit. Kështu, nuk kërkohet që një person të ndërhyjë për të marrë kontrollin.
Niveli 4 mbetet një shkallë poshtë Nivelit 5, që përfaqëson në thelb automatizimin e plotë, pa kufizime lidhur me rrugët apo kushtet në të cilat drejtohet automjeti.
Mercedes u bë prodhuesi i parë i automjeteve që siguroi në Evropë miratimin për drejtim autonom të Nivelit 3. Megjithatë, sistemi i tij vazhdon të ketë kufizime të shumta: një automjet i pajisur me këtë teknologji (ADAS) mund të lëvizë deri në 95 km/orë dhe ta përdorë atë vetëm në disa autostrada të caktuara.
I quajtur nga Mercedes “Driver Pilot”, ky sistem është fryt i bashkëpunimit me Nvidia.
Në zhvillimin e teknologjisë, Mercedes kontribuoi me njohuritë e veta për sigurinë dhe integrimin, ndërsa pjesa teknologjike u sigurua nga Nvidia. Arkitektura për sensorët dhe përpunimin e të dhënave në automjet është “Nvidia Hyperion”. Për vendimmarrjen përmes inteligjencës artificiale shërben softueri i drejtimit “Nvidia Alpamayo Stack”.
Siguria mbështetet te “Nvidia Halos”, një sistem që përfshin mekanizma mbrojtës dhe redundancë, pra dublim të sistemeve.
Dy kompanitë nënvizojnë gjithashtu se platforma “Hyperion” e Nvidia-s do të lidhet më ngushtë me MB.OS, sistemin operativ të Mercedesit.
Luciano Spalletti ka folur për cilësitë e Edon Zhegrovës, duke e vlerësuar talentin dhe aftësinë e sulmuesit kosovar për të…
Makina policie kanë hyrë në shesh. Është krijuar një situatë kaotike dhe shqetësuese. Dhjetëra efektivë policie kanë nisur të shoqërojnë…
Qendra Spitalore Universitare Tiranë ka përditësuar të dhënat mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës prej orës 17:00…
Një ambulancë është sulmuar me gurë gjatë protestës së sotme, ku sipas pamjeve, ka pësuar thyerje të xhamave, duke rrezikuar…
Gjykata e Lartë është përfshirë nga flakët. Gjithashtu sulme ka edhe te ish-Hotel Dajti. Zjarri që ka përfshirë Gjykatën e…
Protesta studentore vijon me tensione dhe përplasje, teksa sot ka hyrë në ditën e saj të pestë. Ndërkohë, sipas pamjeve…