showbiz

“Mjaft, dëgjo qytetarët!”/ Arbana Osmani reagon për protestat: Më dhemb të shoh të rinjtë të dhunohen, Rama duhet të respektojë popullin

Moderatorja Arbana Osmani ka komentuar përmes rrjeteve sociale tensionet politike dhe protestat masive në kryeqytet, duke i drejtuar një apel të fortë kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në Instagram, ajo tha se gjatë ditëve të fundit kishte preferuar të qëndronte e heshtur, për të kuptuar më qartë situatën. Sipas Osmanit, zhvillimet në Shqipëri nuk duhen trajtuar si një “reality show” apo si një mundësi për të fituar vëmendje në rrjetet sociale.

Të lidhura

None found

“Kam zgjedhur të hesht këto ditë, për të kuptuar më mirë se ç’po ndodh; sepse mendoj se ajo që po ndodh sot në Shqipëri nuk është një reality show që duhet komentuar me tifozllëk nga divani i shtëpisë, as një mundësi për t’u shfaqur populiste me statuse për më shumë ‘likes’ në Instagram. Duhet kuptuar, për të reaguar,” shkruan ajo.

Osmani, e cila është nënë e tre fëmijëve, shprehu dhimbjen e saj për dhunën ndaj të rinjve që protestojnë dhe për dëmtimin e Tiranës.

“Si një nënë e 3 fëmijëve, më dhëmb të shoh të rinjtë e pashpresë, disa prej tyre në moshën e djalit tim, të rrihen dhe lëndohen duke marrë dhunën si të vetmen përgjigje për kërkesat e tyre legjitime, ashtu siç më dhëmb të shoh Tiranën të digjet për të satën herë në këto 30 vite.

Unë nuk kam besuar dhe nuk besoj kurrë se dhuna është zgjidhja. Këtë e mendoj qoftë për ata policët që tentojnë të shpërndajnë turmat me shkopinj gome, qoftë për ata që shkatërrojnë institucione e biznese që iu përkasin të gjithëve, qoftë dhe për plot miq e mikesha të Instagramit që me statuset e tyre populiste justifikojnë dhunën,” – vijon reagimi i saj.

Në fund të mesazhit, moderatorja i kërkoi kreut të qeverisë të mos i injorojë qytetarët dhe të marrë parasysh zërin e tyre.

“Por si qytetare e këtij vendi ku kam vendosur të rris fëmijët e mi, sot më shumë se kurrë ndjej t’i them me zë të lartë kryeministrit: ‘Mjaft; respekto popullin tënd, dëgjoje.’ Askush nuk e meriton këtë,” përfundon Arbana Osmani.

të fundit

Horoskopi 9 Nëntor 2026, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Në ditë si kjo e sotmja do të ishte mirë të mendoni për të ardhmen afatgjatë, edhe pse ka…

3 hours ago

Kamberi announces the Albanian coalition’s victory: 10 seats on the National Council

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë të ditur rezultatet nga zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Ai…

3 hours ago

More than 200,000 people protest in Amsterdam against Israel, demanding an end to arms sales

Mbi 200 mijë persona kanë mbushur rrugët e Amsterdamit në Holandë, në një protestë masive kundër ofensivës izraelite në Gaza.…

3 hours ago

Disturbing discovery in Athens: Woman’s body found inside an abandoned suitcase; here’s what investigators suspect

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë, ku trupi i pajetë i një gruaje…

3 hours ago

There is no excuse for my actions”/ Nvidia CEO admits affair with Chinese woman as company launches investigation into espionage suspicions

Bordi i Nvidia-s do të nisë një hetim për të vërtetuar nëse CEO i kompanisë, Jensen Huang, ishte shënjestër e…

3 hours ago

Fermín López shënon dy herë në derbi, por nuk e sheh veten rival të Raphinhas për Pichichin

Fermín López ka minimizuar gjasat e tij për të konkurruar me Raphinhan për trofeun e Pichichit, pasi shënoi dy gola…

3 hours ago