Katër ditë në luftë me flakët, vijon të mbetet aktive vatra e zjarrit në Priskë

Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në Priskë, vetëm pak kilometra larg Tiranës.

Si pasojë e ndryshimit të drejtimit të erës, flakët janë përhapur edhe më tepër duke rritur kështu sipërfaqen e djegur.

Aktualisht, situata është e vështirë, edhe për shkak të terrenit ku zjarrfikëst po mundohen të shuajnë flakët me lopatë dhe mjete të tjera.

Sipas banorëve të zonës, zjarri është i qëllimshëm, teksa disa të tjerë thonë se ndërhyrja e institucioneve duhet të ishte shuar.

Lidhur me këtë, më herët ka reaguar dhe presidenti Meta i cili ka kritikuar ashpër strukturat e Shërbimit Zjarrfikës dhe Ministrinë e Mbrojtjes pasi nuk kanë angazhuar të gjitha mjetet dhe efektivët për minimizimin e pasojave.


Shtuar 16.09.2020 12:13