Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Angli. Një nënë, baba dhe dy vajza të mitura janë gjetur të vdekur bashkë me qenin e tyre në banesë.
Trupat e Kelly Fitzgibbons, 40 vjeç dhe Robert Needham, 42 vjeç, u gjetën së bashku me fëmijët e tyre Ava Needham, katër vjeç dhe dy-vjeçari Lexi Needham.
Policia ka nisur një hetim për vrasje por asnjë arrestim nuk është bërë dhe detektivët nuk po kërkojnë asnjë të dyshuar.
Detektivët nuk “po kërkojnë askënd tjetër në lidhje me çështjen” dhe e përshkruan atë si një “incident i izoluar”.
Ende nuk është bërë një ekzaminim pas vdekjes dhe policia nuk ka komentuar natyrën e vdekjeve të tyre.
Paraprakisht dyshohet se burri vrau gruan dhe të bijat dhe më pas vrau veten.
Vdekjet e tmerrshme vijnë disa ditë pasi familja postoi foto të lumtura teksa shijonin një shëtitje së bashku në të cilën zonja Fitzgibbons komentonte: “Jam e dashuruar me vajzat e mia”.