Eshtë rritur ndjeshëm numri i te prekurve me koronavirus në vendin tone, duke shkuar ne 820 persona, me 17 raste te reja ne 24 oret e fundit.
Rastet e reja, sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë dalë pas testimit të kryer në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit.
Rastet e reja jane 9 ne Tirane, 5 ne Kruje dhe 3 ne Kamze.
Ministria ben me dije se ka shenuar rritje jo vetem numri i te prekurve, por edhe i shtrimeve ne spital.