Categories: Uncategorized

Kapërcimet e frikshme të të infektuarve në New York, si po varrosen viktimat në varre masive

Nju Jorku ka më shumë raste të infektuara me koronavirus, sesa secili shtet tjetër jashtë Shteteve të Bashkuara, tregojnë të dhënat e fundit, raporton BBC.

Ky shtet ka konfirmuar se aktualisht ka mbi 159,937 të infektuar, duke kaluar Spanjën, që ka 153,000 raste dhe Italinë me 143,000 raste.

Të lidhura

None found

Kina, vendi ku ka shpërthyer fillimisht virusi vitin e kaluar, ka raportuar për 82,000 raste të infektuara.1

Në gjithë Shtetet e Bashkuara është thënë të jenë infektuar 462,000 persona nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi, ndërkohë që kanë vdekur gati 16,500 persona.

Në gjithë botën nga kjo sëmundje janë prekur 1.6 milion persona dhe kanë vdekur 95,000 pacientë.

ndonëse Nju Jorku udhëheq për nga numri i të infektuarve, numri i vdekjeve në këtë shtet, 7,000 është më i ulët, sesa në Spanjë, 15,5000 dhe Itali 18,000, ndonëse është gati dyfish më i madh krahasuar me Kinën, 3,300.

Nëpër disa fotografi është parë se viktimat janë duke u varrosur nëpër varreza masive në Nju Jork.

Mjeku Anthony Fauci, anëtar kyç i task-forcës për koronavirus në Shtëpinë e Bardhë, ka thënë për kanalin NBC se shifra përfundimtare e amerikanëve të vdekur nga sëmundja Covid-19, “duket se mund të jetë 60,000”.

Pamjet nga droni mbi Nju Jork treguan punëtorët që përdorin një shkallë për të zbritur në gropën e madhe, ku ishin vendosur arkemortet gati per t’i varrosur.

Imazhet janë marrë në ishullin Hart, jashtë Bronx, i cili është përdorur për më shumë se 150 vjet nga zyrtarët e qytetit si një vend varrosjeje masive për ata që nuk kanë të afërm, ose familje që nuk mund të përballojnë funeralet.

Operacionet e varrimit në këtë vend janë rritur në mes të pandemisë nga një ditë në javë në pesë ditë në javë, sipas Departamentit perkates.

të fundit

Investimet kapitale të Kosovës arrijnë vetëm 30% të buxhetit të planifikuar

Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2026, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro buxhet…

5 seconds ago

Humbja e Vuçiqit nuk garanton ndryshim në Serbi, Bosch: Nacionalizmi mund të mbizotërojë dhe të ndikojë Kosovën

Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi kanë shënuar një kthesë të rëndësishme politike, pasi lista e mbështetur nga lëvizja…

22 seconds ago

BIRN: Dy botë në një shesh, studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës!

Protesta e së shtunës në Tiranë, nisi ndryshe nga tubimet që kanë mbushur rrugët e kryeqytetit që prej fundit të…

9 minutes ago

Amorim pas derbit: Milani do të ketë edhe ditë të vështira

Trajneri i Milanit, Ruben Amorim, është shprehur i lumtur pas fitores ndaj Interit në derbin e parë të Milanos për…

12 minutes ago

Përparim Kabo: Albania does not belong to politicians, but to Albanians! Time for a transitional government

nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…

16 minutes ago

Weather forecast for November 1, 2026 / Rain and brief thunderstorms

Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…

16 minutes ago