Categories: maqedoni

Evropa regjistron mbi 240 raste të virusit të Nilit Perëndimor, Maqedonia ndër vendet më të prekura

Mbi 240 persona në Evropë janë konfirmuar këtë vit me virusin e Nilit Perëndimor, ndërsa Maqedonia renditet mes vendeve me numrin më të lartë të rasteve. Infeksioni përhapet përmes pickimit të mushkonjave të infektuara dhe, në forma të caktuara, mund të shkaktojë pasoja të rënda shëndetësore.

Të lidhura

None found

Të dhënat janë bërë publike në raportin javor të publikuar të premten nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), e cila konfirmon se numri i të infektuarve në kontinent ka kaluar 240.

Italia kryeson listën me 139 raste, e ndjekur nga Greqia me 61. Në Spanjë janë evidentuar 17 raste, ndërsa në Maqedoni janë raportuar 13 persona të infektuar. Megjithatë, sipas të dhënave më të fundit të institucioneve vendase, deri dje numri i përgjithshëm i rasteve në këtë shtet ka arritur në 20. Rumania ka regjistruar gjashtë raste, Franca katër dhe Gjermania një rast.

Në fund të muajit të kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri thirrje për shtim të vigjilencës, pas raportimit të disa rasteve të etheve të Nilit Perëndimor në Evropën Jugore.

OBSH-ja shpjegon se virusi qarkullon zakonisht mes mushkonjave dhe zogjve. Kur mushkonjat infektohen, ato mund t’ua transmetojnë virusin njerëzve përmes pickimit, veçanërisht gjatë periudhës nga korriku deri në shtator.

Sipas Institutit Robert Koch (RKI), agjencisë gjermane përgjegjëse për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, pjesa më e madhe e personave të infektuar nuk e kupton se e bart virusin. Për këtë arsye, studiuesit mendojnë se numri real i rasteve mund të jetë dukshëm më i madh se ai i raportuar.

Kur infeksioni shfaqet në formë të rëndë, ai mund të prekë sistemin nervor dhe të shkaktojë encefalit ose meningjit. Aktualisht nuk ekziston as vaksinë dhe as trajtim kurues për virusin, ndaj mjekët fokusohen vetëm në lehtësimin e simptomave.

OBSH-ja u rekomandon udhëtarëve të marrin masa mbrojtëse ndaj pickimeve, duke përdorur repelentë kundër mushkonjave dhe duke veshur rroba të përshtatshme.

të fundit

Yassir Zabiri, sulmuesi maroken që po bën bujë në Spanjë me shtatë gola në tetë ndeshje

Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…

31 minutes ago

Malkaj recounts protest incident: They hit me in the back and warned me not to return

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

33 minutes ago

Mickoski: Average salary to reach €1,000 by the end of the term

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

35 minutes ago

Horoskopi 12 tetor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni…

40 minutes ago

Mickoski: Paga mesatare do të arrijë në 1 mijë euro deri në përfundim të mandatit

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

41 minutes ago

Kartoni i kuq i Viniciusit shqetëson Mourinhon para El Clasicos

Real Madridi e mposhti Villarrealin, por ndeshja u karakterizua nga shumë më tepër sesa vetëm tri pikët e fituara. Përjashtimi…

42 minutes ago