Policia e Vlorës ka arrestuar ssot një person i cili rezultonte në kërkim, i dënuar me tre vite burg.
Policia ka arrestuar 25 vjeçarin me inicialet K. D., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me anë të vendimit të formës së prerë Nr. 532, datë 27.11.2018.
Të lidhura
None found
Ngjarja ka ndodhur në datën 20 Mars 2017, ku në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, 25 vjeçari dyshohet të ketë kanosur me armë zjarri kushuririn e tij për motive pronësie.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.
