Kakavija nxeh “gjakrat” mes Ramës e Metës: Mëso Ilir se s’të ka borxh Shqipëria!

“Presidenti bullgar s’doli të fajësojë qeverinë e as i quajti qytetarët pa atdhe e pa shtet!”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj presidentit Ilir Meta në lidhje me situatën në Kakavijë duke i treguar çfarë po ndodh në kufirin grek-bullgar.

Kryemnistri i referohet të dhënave të të përditshmes greke “Ethikamerini” për ti thënë Metës se çfarë po bën Presidenti bullgar duke i theksuar: “Mëso Ilir se s’të ka borxh Shqipëria!”

“Sipas gazetës “Ekathimerini” radha e veturave që pritën nga Bullgaria në doganën e Kulatas në Greqi,shkoi 10 km,ndërsa ajo e kamionëve arriti 15 km!

Por Presidenti bullgar s’doli të fajësojë qeverinë e as i quajti qytetarët pa atdhe e pa shtet!Mëso Ilir se s’të ka borxh Shqipëria!”, shkroi Rama duke publikuar edhe fotografinë e radhës kilometrike.

Disa minuta më parë, Meta bëri publike letrën që ka dërguar ambasada shqiptare në Greqi për kryeministrin ku theksohet se me datën 16 gusht të gjithë shtetasit që hyjnë në Greqi përmes pikës kufitare në Kakavijë do të jenë të detyruar të hyjnë në karantinë për 7 ditë.


Shtuar 17.08.2020 14:16