“Ka të rinj të shtruar rëndë”, Manastirliu apel të fortë shqiptarëve

ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i ka bërë apel shqiptarëve që të bëjnë kujdes nga COVID-19 më shumë se kurrë.

Ajo ka shkruar se “sot në spitalin infektiv mes qytetarëve të shtruar, ka të rinj që po trajtohen për simptoma të rënda të shkaktuara si pasojë e COVID19, sepse virusi nuk bën dallim moshe”.

Ministrja e vë theksin tek neglizhenca e qytetarëve ndaj masave të vendosura dhe distancimit social, duke kujtuar se çdo gjë ka mbaruar me daljen e vendit nga izolimi.

“Sot, ka shumë të rinj që me kontaktet e shpeshta me njëri-tjetrin, pa i respektuar rregullat, rrisin mundësinë e përhapjes së infeksionit dhe e përcjellin atë tek prindërit, gjyshërit, duke i vënë ata në rrezik serioz!

Vetëm me kontributin e të rinjve, për të marrë përgjegjësi individuale në këtë kohë të pazakontë, përhapja e coronavirusit të rrezikshëm mund të frenohet!”, shkruan ministrja.

Ndaj ajo apelon:

Vendose maskën🙏🏼
Ruaj distancën
Laj shpesh duart
#RuajVeten #RuajTëTjerët /albeu.com/


Shtuar 4.07.2020 07:14