Ka shpresë, 12 pacientë të tjerë fitojnë betejën

Ministria e Shëndetësisë ka bërë përditësimin e situatës së COVID-19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në total janë shëruar 116 persona.

“30 % e të prekurve rezultojnë të shëruar. Betejën me sëmundjen e kanë humbur 21 qytetarë. Gjatë 24 orëve të fundit 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve duke e çuar numri në 116. Në Spitalin “Shefqet Ndroqi” 65 persona janë në terapi intensive”.

Ndërkohë, ditën e sotme numri i të prekurve ka shkuar në 377. Ministria bën thirrje për respektimin e masave të marra me qëllim parandalimin e pandemisë.


Shtuar 6.04.2020 09:16