Një gra ka mbetur e vrarë nga bashkëshorti i saj ditën e sotme në Durrës. Pas pak ngjarjes, një prej fëmijëve të cciftit, ndodhej në vendngjarje dhe dëgjohet duke ulëritur nga dhimbja e madhe e humbjes së nënës: “Jooo, dua mamin tim”, mësohet të ketë vajtuar vajza.
Ajo mbahet nga disa persona, ndërsa një police i afrohet për ti dhënë ndihmë. Çifti i bashkëshortëve janë prindër të tre fëmijëve, që tashmë kanë mbetur pa nënë.
Viktima është identifikuar si shtetasja Hajdije Tosuni, 53 vjeç, ndërsa autori i krimit është bashkëshorti i saj, Rrushdi Tosuni, 63 vjeç. Ndërkohë para se ta qëllonte me një leve hekuri dhe ta linte të vdekur, sipas policisë mes tyre ka pasur një konflikt.
Sipas dëshmisë së 63 vjeçarit, i cili u vu në pranga vetëm pak pasi kishte qëlluar për vdekje gruan e tij dhe lajmëroi vetë policinë gruaja e tradhtonte.
Ai ka ulur qepenin e dyqanit dhe ka pritur ne trotuar policinë, ndërkohë që konsumonte cigare.“Dyshoja se më tradhtonte”, kanë qënë fjalët që ai i ka thënë policisë, teksa i viheshin prangat.