Categories: Uncategorized

Jo vetëm “tapë” në timon, por edhe dhunë në familje, arrestohen 7 persona në kryeqytet

Policia e Tiranës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 7 shtetas, dy prej tyre të shpallur në kërkim.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. G., 38 vjeç, pasi në rrugën “Emin Duraku”, pranë stadiumit, u kap duke tregtuar paketa cigaresh pa pullën fiksale. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi paketash dhe një shumë parash.

Të lidhura

None found

Specialistët për Qarkullimin Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

•E. S., 51 vjeç, pasi në rrugën Tiranë-Ndroq, u kap duke drejtuar motorin pa lejen përkatëse;

•B. E., 30 vjeç, A. B., 35 vjeç dhe J. H., 34 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur;

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u kap dhe u ndalua shtetasi I. U., 34 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

•Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë ekzekutimi i urdhrit të ndalimit për shtetasin A. J., 31 vjeç, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

të fundit

Nga trafiku ndërkombëtar i kokainës te jeta luksoze në Dubai: kush është “Napoleoni” shqiptar dhe pasuria 17 milionë euroshe e Suada Sherifit

Një rrjet ndërkombëtar i trafikut të kokainës, me lidhje në disa vende të Evropës dhe me qendër të rëndësishme aktiviteti…

23 minutes ago

Mickoski: Marrëveshja me VLEN-in mbetet e pandryshuar deri në vitin 2028

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se në dhjetor do të ketë takim mes liderëve të koalicionit qeverisës, përcjell TV21. “Ne diskutuam…

24 minutes ago

Maqedonia e Veriut miraton kontrollet e përbashkëta kufitare me Shqipërinë në pesë pika kalimi

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka ratifikuar marrëveshjen me Republikën e Shqipërisë për vendosjen e pikave të përbashkëta të kalimit…

24 minutes ago

Saveski konfirmon hetime ndaj zyrtarëve të lartë në detyrë

Çdo kallëzim penal që do të dorëzohet në Prokurorinë Publike do të shqyrtohet, pavarësisht se nga kush vjen, deklaroi Prokurori…

24 minutes ago

Dimitrievski: Proceset gjyqësore në shqip zhvillohen në Shqipëri dhe Kosovë

ZNAM është pjesë përbërëse e Qeverisë dhe shumicës në Kuvend dhe do të mbetet e tillë derisa nuk shkelen parimet…

25 minutes ago

VLEN propozon emrat për postet e zëvendësministrave

Pas takimit të zhvilluar mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe liderëve të VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, janë përcaktuar emrat…

25 minutes ago