Policia e Tiranës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 10 persona, njëri prej të cilëve ishte shpallur në kërkim.
Policia njofton se u arrestuan shtetasit B. G., 36 vjeç dhe G. D., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal në Daias u konstatuan me një sasi të vogël lënde narkotike kokainë.
None found
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetases R. Sh., 44 vjeçe, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në dyqanin e shtetases V. M.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Kallëzim i rremë”, i shtetasit Xh. C., 40 vjeç, pasi kishte bërë kallëzim, duke pretenduar se i kishin vjedhur mjetin, por nga hetimet e zhvilluara ka rezultuar se ky shtetas ka bërë kallëzim të rremë duke sajuar një ngjarje të pavërtetë.
Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 32 vjeç, pasi në rrugën “Tom Plezha”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
-E. Ç., 19 vjeç, pasi në rrugën “Abdyl Frashëri”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;
-G. B., 37 vjeç, pasi është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.17 mg/l;
-E. V., 36 vjeç, pasi është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.53 mg/l;
– A. T., 36 vjeç, pasi është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.99 mg/l;
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë është kapur dhe ndaluar shtetasi L. T., 48 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Ka nisur mbledhja e radhës e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI). Në këtë mbledhje, për…
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve: I.R., A.R. dhe…
Disa mbetje eshtërore njerëzore janë gjetur gjatë një aksioni për zhvarrosje në Mitrovicën e Veriut. Kjo në kuadër të hetimeve…
MPB Maqedoni njofton se dje (27.10.2026) në orën 12:35 në rrugën rajonale Demir Kapi-Negotinë, pranë vendit të quajtur "Ostrovo", oficerët…
FSHFFederata e Futbollit ka zyrtarizuar edhe ndeshjen e dytë miqësore të Kombëtares U-21 për muajin nëntor [...]Read More...
Fillon debati për amendamentet e ribalancimit të dytë të Buxhetit. Janë dorëzuar gjithsej 124 amendamente, të cilat do të shqyrtohen…