Screenshot
Brenda muajit dhjetor pritet të zhvillohet një takim i liderëve të koalicionit qeverisës, bëri të ditur kryeministri Hristijan Mickoski.
“Kemi biseduar për organizimin e një takimi mes drejtuesve të koalicionit dhe jemi dakorduar që ai të mbahet gjatë dhjetorit”, deklaroi Mickoski.
None found
I pyetur nëse koalicioni VLEN mund të ketë më pak poste në ekzekutiv gjatë riorganizimit të niveleve të dyta dhe të treta të qeverisë, pas zgjedhjeve në Bërvenicë, kryeministri u shpreh se ky zhvillim nuk e prek marrëveshjen me VLEN-in.
Sipas tij, angazhimi i dhënë do të respektohet deri në vitin 2028, kur pritet të mbahen zgjedhjet e rregullta parlamentare.
“Në jetë, fjala e dhënë ka rëndësi të veçantë dhe nuk ka asgjë më të rëndësishme se ajo. Fjala tregon nëse e ruan apo jo dinjitetin, pasi nuk mund të ketë kompromis në këtë çështje. Unë, si njeri, kur bie dakord dhe jap fjalën, e mbaj atë. Nuk do të ketë lëvizje në asnjë drejtim. Fjala është dhënë deri në vitin 2028, kur do të zhvillohen zgjedhjet e rregullta parlamentare”, tha ndër të tjera Mickoski.
Kryeministri deklaroi gjithashtu se rikonstruimi i qeverisë pritet të mbyllet deri në fund të muajit.
“Kisha thënë se kjo do të ndodhte gjatë tetorit, por për shkak të ngjarjeve të shumta që kanë ndodhur, me shumë gjasa do të përfundojë gjatë nëntorit. Kemi zhvilluar bisedime me liderët e VLEN-it dhe kemi rënë dakord që, pasi kemi përcaktuar disa pozicione të rëndësishme për shtetin, propozimet të qartësohen në komisionet kadrovike të partive gjatë periudhës në vijim”, u shpreh ai.
Duke komentuar deklaratën e kryetarit të ZNAM, Makims Dimitrievski, se mund të largohet nga qeveria nëse provimi i jurisprudencës zhvillohet në gjuhën shqipe, Mickoski tha se vendimi i takon vetë Dimitrievskit. Megjithatë, ai përsëriti qëndrimin se qeveria mbetet stabile.
Një rrjet ndërkombëtar i trafikut të kokainës, me lidhje në disa vende të Evropës dhe me qendër të rëndësishme aktiviteti…
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka ratifikuar marrëveshjen me Republikën e Shqipërisë për vendosjen e pikave të përbashkëta të kalimit…
Çdo kallëzim penal që do të dorëzohet në Prokurorinë Publike do të shqyrtohet, pavarësisht se nga kush vjen, deklaroi Prokurori…
ZNAM është pjesë përbërëse e Qeverisë dhe shumicës në Kuvend dhe do të mbetet e tillë derisa nuk shkelen parimet…
Pas takimit të zhvilluar mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe liderëve të VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, janë përcaktuar emrat…
Portieri i Andorrës, Jesus Owono, është dënuar me 12 ndeshje pezullim nga Komiteti Disiplinor i Federatës Mbretërore të Futbollit të…