Maksim Dimitrievski tha se ZNAM-i do të vazhdojë të jetë pjesë e Qeverisë dhe e shumicës parlamentare, për aq kohë sa respektohen parimet bazë të marrëveshjes së arritur me partnerin qeveritar VMRO-DPMNE. Për Ligjin për provimin e jurisprudencës, ai bëri të ditur se ka kërkuar nga kryeministri një takim mes drejtuesve të Qeverisë në dhjetor.
I ftuar në emisionin “Samo vistina” në Kanal 5, kreu i ZNAM-it e përshkroi bashkëpunimin e deritanishëm me kryeministrin si shumë të mirë dhe të kënaqshëm.
None found
“Për harmonizimin e politikave të përbashkëta kemi gjetur gjithmonë mirëkuptim. Besoj se do të vazhdojmë të përqendrohemi te çështja më e rëndësishme për ne: zbatimi i programit qeveritar dhe përmirësimi i jetesës së qytetarëve”, u shpreh Dimitrievski.
Për ligjin që është përcjellë në Komisionin e Venecias për vlerësim, ai tha se ZNAM-i do ta kundërshtojë një zgjidhje të tillë në Parlament, pavarësisht nëse partia është në pushtet apo në opozitë.
Dimitrievski njoftoi se kryeministri e ka vënë në dijeni për hapat që synon të ndërmarrë dhe se disa prej tyre tashmë janë zbatuar, ndonëse ZNAM-i abstenoi ose nuk e mbështeti vendimin përkatës në mbledhjen e Qeverisë.
Ai e cilësoi propozimin e ministrit Jeton Shasivari si zgjidhje hibride dhe rikujtoi se ZNAM-i e ka bërë të qartë qëndrimin e vet.
“Kryeministrin nuk arritëm ta bindnim, por ai më tregoi se çfarë planifikon. Procedurat mund të vazhdojnë ligjërisht. Disa subjekte politike monoetnike, veçanërisht partneri qeveritar VLEN, e paraqitën situatën si triumf, edhe pse ligji nuk u miratua. Qeveria shqyrtoi informacionin, nxori disa përfundime dhe ia përcolli propozimin Komisionit të Venecias për mendim. Pasi ky institucion të shprehet, do t’i shqyrtojmë argumentet dhe faktet”, sqaroi ai.
Sipas Dimitrievskit, nuk pret që Komisioni i Venecias të japë vlerësim pozitiv, por theksoi se opinioni i tij nuk është detyrues.
“Ne vetë kemi kërkuar mendimin e Komisionit dhe do të marrim një interpretim të përshtatshëm. Në qëndrimet e vitit 2019, Komisioni vë në dukje shprehimisht se përdorimi i një gjuhe tjetër nga maqedonishtja e ndërlikon më tej punën e gjyqësorit dhe procedurat në gjykatat kompetente. Mendoj se një zgjidhje e tillë ligjore do të na çonte në Maqedoni drejt ndarjes së çështjeve në ‘tonat’ dhe ‘tuajat’, si dhe drejt krijimit të gjykatave e gjyqtarëve që gjykojnë në maqedonisht ose shqip. Në Maqedoni gjykimet zhvillohen në maqedonisht; në Shqipëri dhe Kosovë, ku shqipja është gjuhë zyrtare, zhvillohen në shqip. Në Serbi ato zhvillohen në serbisht. Gjeni një shembull në Evropë të një republike parlamentare ku provimi profesional duhet dhënë në një gjuhë që nuk është zyrtare”, tha Dimitrievski.
Duke folur për mundësinë e largimit nga koalicioni qeveritar, të përmendur si vijë e kuqe e ZNAM-it lidhur me këtë çështje, Dimitrievski tha se partia udhëhiqet nga nevoja për funksionimin e shtetit dhe respektimin e sundimit të ligjit.
“Në politikë mund të bëhen kompromise, por jo për sundimin e ligjit dhe zbatimin e tij. Ekzistojnë norma të shkruara që duhen respektuar. Sipas Kushtetutës dhe ligjit në fuqi, aktualisht një mundësi e tillë nuk ekziston”, deklaroi ai.
Dimitrievski vlerësoi se përpara çdo vendimi duhet të zhvillohet një debat i gjerë publik, ku të përfshihen edhe përfaqësues të komunitetit akademik.
“Nëse këto parime nuk respektohen, do ta rishikojmë rolin tonë në pushtet si partner qeveritar. Besoj se në dhjetor do të mbahet një takim i liderëve, të cilin ia kam kërkuar kryeministrit. Deri tani nuk jemi ulur në një tryezë me partnerët qeveritarë për ta diskutuar këtë çështje, përveç takimit të përgjithshëm ku unë nuk isha i pranishëm. Nuk dua vetëm të njoftohem; dua të konsultohem dhe që unë e ZNAM-i të jemi pjesë e zgjidhjes”, u shpreh ai.
Sipas Dimitrievskit, nuk bëhet fjalë për një krizë të krijuar artificialisht. Ai shtoi se Hristijan Mickoski mund të shpallë zgjedhje të parakohshme që nesër, nëse dëshiron.
Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se në dhjetor do të ketë takim mes liderëve të koalicionit qeverisës, përcjell TV21. “Ne diskutuam…
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka ratifikuar marrëveshjen me Republikën e Shqipërisë për vendosjen e pikave të përbashkëta të kalimit…
Çdo kallëzim penal që do të dorëzohet në Prokurorinë Publike do të shqyrtohet, pavarësisht se nga kush vjen, deklaroi Prokurori…
Pas takimit të zhvilluar mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe liderëve të VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, janë përcaktuar emrat…
Portieri i Andorrës, Jesus Owono, është dënuar me 12 ndeshje pezullim nga Komiteti Disiplinor i Federatës Mbretërore të Futbollit të…
Presidenti amerikan Donald Trump pritet të zhvillojë një takim trepalësh me presidentin kinez Xi Jinping dhe atë rus Vladimir Putin,…