Jo vetëm dasma, por edhe lojra fati: Nami me gjoba ndaj pronarëve

Janë gjobitur me 1 milion lekë gjobë pronarët e 2 lokaleve, të cilët u konstatuan në shkelje të protokolleve të sigurisë. Si edhe në fshatrat Pirg dhe Vashtmi, u konstatuan 2 ambiente (lokale) në të cilët ushtrohej aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Konkretisht në lokalin në pronësi të shtetasit K. Z., banues në Pirg dhe në lokalin në pronësi të shtetasit A. C., banues në fshatin Vashtmi, të cilët u konstatuan duke mos respektuar protokollet e sigurisë dhe duke iu shërbyer disa klientëve në ambientet e brendshme të lokaleve të tyre.

Gjithashtu një 18-vjeçar është arrestuar në Maliq pasi është kapur në kushte flagrancë në një subjekt që ishte në menaxhimin e tij duke ushtruar në mënyrë të kundraligjshme aktivitetin e lojërave të fatit.

Në fshatin Zëmblak, Maliq në lokalin në përdorim të shtetasit S. M., 18 vjeç, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 njësi qendrore, 1 printer termik dhe 1 makinetë lojrash fati pa dokumentacion, të cilat ky shtetas dyshohet se i përdorte për lojra fati të palejuara.

Shërbimet e Policisë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. M., si edhe vendosën ndaj dy pronarëve të lokaleve masën administrative 1 milionë lekë secilit.

Ndërkohë është procedouar penalisht pronari i një lokali për mosbindje ndaj urdhrit të policisë, pasi ishte ndëshkuar me masë administrative 3 herë nga shërbimet e Policisë Krujë dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, por gjatë kontrolleve u konstatua përsëri duke ushtruar aktivitet në lokalin që kishte në pronësi.

Gjithashtu ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë, për të 2-tën herë si dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, pronari një subjekti në Durrës. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, proceduan penalisht shtetasin Xh.B., 46 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ky shtetas si pronar i një subjekti në Fushë Krujë, i cili ishte ndëshkuar 3 herë me masë administrative me nga 1.000.000 lekë si dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, u konstatua përsëri nga shërbimet e Policisë duke organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në Spitallë, Durrës, subjektin në pronësi të shtetasit S.P., i cili u konstatua duke ushtruar aktivitet në mënyrë të përsëritur me Aktin Normativ.

Për këtë subjekt, shërbimet e Policisë Durrës, kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, pasi u konstatua duke organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë pronarët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19


Shtuar 21.08.2020 08:50