Jo më në hotele! Të atdhesuarit do të karantinohen në shtëpitë e tyre

Të gjithë të riatdhesuarit që vijnë në Shqipëri prej datës 4 maj do të karantinohen në banesat e tyre, e jo më në hotele.

Lajmi u dha nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në prezantimin e lehtësimit të masave në disa zona.

Vetëkarantinimi i të atdhesuarve do të shoqërohet me kontrolle të rrepta sigurie.

“Duke filluar nga data 4 Maj, personat që do të riatdhesohen dhe që janë me banim ne zonat e kuqe do të vetekarantinohen në banesë me kushte strikte dhe nën monitorim të rreptë.

Ndërsa të riatdhesuarit që banojnë në zonat jeshile do të vijojnë karantinën në strukturat akomoduese të percaktuara”, tha Manastirliu. /albeu.com/


Shtuar 30.04.2020 17:56