Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë për efektivët e arrestuar për ndërtimet pa leje, jnë masën për të ndaluarit në bazë të një askioni ndaj zyrtarëve që kanë lejuar ndërtimet pa leje në qytetin bregdetar por edhe në zonën e Shijakut.
Gjykata ka vendosur të lërë në burg 7 prej policëve dhe zyrtarëve të arrestuar, ndërsa për 10 të tjerë ka dhënë masa më të buta sesa ajo e arrestit me burg ku përfshihen detyrim paraqitje dhe pezullim nga puna.
Lista e emrave të personave të arrestuar dhe përkrah tyre masa që është dhënë nga Gjykata::
Besnik Domi– pezullim nga detyra, detyrim paraqitje
Sami Xhafa – pezullim nga detyra, detyrim paraqitje
Marius Shahini – detyrim paraqitje
Ermand Petova – arrest me burg
Gjergj Gërco – arrest me burg
Nikoll Marku – pezullim detyre
Agim Osmani – arrest me burg
Julian Kacadej – pezullim nga detyra, detyrim paraqitje
Gani Dama
Haxhi Sherra – arrest me burg
Ndriçim Shika – arrest me burg
Adem Lika – arrest me burg
Dritan Koçi – detyrim paraqitje
Paulin Meta – detyrim paraqitje
Alben Nika
Qerim Doka – detyrim paraqitje
Gjon Zefi – detyrim paraqitje
Dëshir Dakoli – arrest me burg
Petrit Neziri – arrest me burg
Të gjithë personat e arrestuar janë përfaqësuar me avokatët e tyre, pa qenë e nevojshme që të kenë mbrojtje të caktuar nga shteti.
Jashtë dyerve të Gjykatës ishin mbledhur dhjetra familjarë të personave të arrestuar, pasi seanca është mbajtur me dyer të mbyllura.
Në një njoftim të dhënë për mediat dy ditë më parë, Ministria e Brendshme sqaroi se në operacion për arrestimin e 17 personave, morën Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, ndërsa mbetet në kërkim ende një person.
Deri në operacionin “Abuzuesit”, janë zhvilluar hetime disa muaj, në bashkëpunim edhe me prokurorinë e Durrësit.