“Jam këtu për fëmijën tim jo për tullat”, shoqërohet në polici aktori Ervin Bejleri

Shoqërohet në polici aktori i njohur i humorit Ervin Bejleri.

Mësohet se aktori është shoqëruar pas protestës së sotme që u mbyll në orën 19:00.

Për këtë lajm ka reaguar edhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, që kërkon lirimin e menjëhershëm të aktorit Ervin Bejleri.

“Sapo morëm vesh lajmin që në mbyllje të protestës sonë në sheshin para pedonales Policia e Shtetit ka ndaluar aktorin Ervin Bejleri.

Sipas mediave, mësohet që kjo gjë ka ndodhur sepse zoti Bejleri është konfliktuar me policë ditën e djeshme në përpjekje për të çarë kordonin.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon lirimin e menjëhershëm të zotit Ervin Bejleri.

Aktorët e kanë vendin në skenë, jo në burg”, shkruan Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në rrjetet sociale.

Një ditë më parë Bejleri i shfaq i revoltuar pas rrethimit të Teatrit Kombëtar nga forcat blu.

“A ju q****a motrën ju q****a. Nuk keni shanse brenda, do ju q* robt by******t. Mes natës si kusarë, a keni fëmijë apo jo. Unë kam ardhur këtu për fëmijën tim, jo për muret dhe tullat”, është shprehur Bejleri i revoltuar.


Shtuar 18.05.2020 19:10