Izolim nga koronavirusi, Bes Kallaku sjell parodinë që do ju shkrijë së qeshuri (VIDEO)

Për ta zbutur disi këtë situatë, aktori i humorit Bes Kallaku ka sjellë një parodi me doza humori, duke treguar çfarë ndodh nëpër shtëpitë e shqiptarëve por edhe tek e tij.

“Në këto ditë karantinimi, sa me ju heq pakëz stresin. Dëgjim të këndshëm”, shkruan aktori.

Tekstin dhe videon i gjeni më poshtë

Kam një javë në karantinë, edhe nuk po dal nga shpia.

S’ka makina, s’ka as njerëz, ka dhon urdhër policia.

Bona dasëm, bona fmin ça m’ka gjet i mjeri unë, po tashi që jena n’shpi po na vje mu njof me grunë.

Krejt pallati po na duket si me qenë në burgosje.

3 familje që ka kati, korridorin për ajrosje.

Nuk përdorim ashensorin, vetëm shkallet pa ndalesë

Po kuksioni n’kat të dytë ka vu traun me pagesë!

S’kena dal e jena mbyll vetëm shpi ne po rrimë.

Nusja sa ka vu make up-in, shkojmë për darkë në kuzhinë.

Dola bleva portakalla, me i shtrydh se kena fmi.

Ka shku kilja portokallit sa omleta në Dhërmi.

Plaku sillet nëpër shpi, m’duket se i ka ik zari.

Ka 2 jave pa u rrujt, u ka bo si Getoari.

Aj aj aj aj aj shqiptari jon,

Nuk ka virus që na ndalon.


Shtuar 14.03.2020 20:06