Italianët zbarkojnë në Durrës dhe bllokojnë udhëtarët: Nuk kaloni pa rekomandim nga ambasada!

Në Portin e Durrësit kanë mbërritur efektivë të Pòlicisë italiane dhe nuk po lejojnë asnjë person që të niset drejt vendit fqinj pa marrë rekomandim në ambasadën italiane për udhëtimin pavarësisht se kanë prerë biletat.

Qytetarët ankohen pasi kanë prerë biletat e udhëtimit, janë shumë familjarë, rreth 150 familjarë që presin të nisen pavarësisht se kanë prerë biletat.

Mësohet se shkak për krijimin e kësaj situate janë bërë mosmarrëveshjet mes palës shqiptare dhe asaj italiane.

Shumica e personave që kanë mbetur të bllokuar prej orësh janë shtetas shqiptar me nënshtetësi italiane ndërkohë mëson se mes tyre ka edhe shumë fëmijë, shkruan faxweb.

Udhatarët i kishin prerë biletat e tragetit ditë më parë ndërsa orari që iu ishte komunikuar ishte ora 19:00 e mbrëmjes së sotme ndërsa ndaj tyre nuk ka asnjë sqarim nga ana e kompanisë ku kanë pronotuar.


Shtuar 12.06.2020 20:32