Italia po mposht me sukses COVID-19: Kaq të infektuar rezultuan sot

Në Itali në 24 orët e kaluara janë kryer 56 mijë tamponë në të gjithë vendin.

Prej tyre, vetëm 296 njerëz kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Këto shifra po bëhen të përditshme në Itali, ku çdo ditë po kryhen dhjetëra mijë tamponë dhe mes tyre dalin mesatarisht 200-300 qytetarë të infektuar.

Këto shifra sugjerojnë se në Itali është duke marrë fund periudha pandemike Covid-19, pasi ky vend ishte për disa muaj rresht më i godituri nga infeksioni i rrezikshëm.


Shtuar 25.06.2020 17:49