Italia po mposht COVID-19: Kaq viktima janë shënuar në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Itali janë raportuar 321 raste të reja me koronaviru.

Sa i përket të shtruarve në spital, 71 prej tyre kanë humbur jetën për shkak edhe të problemeve të tjera shëndetësore.

Kështu, deri më sot kanë humbur jetën 33 mijë e 601, dhe janë infektuar në total 233 mijë e 836.

Numri i personave të shëruar ka shkuar në 160 mijë e 938, ndërsa 846 janë shëruar së fundmi.

Është ulur dukshëm dhe numri i pacientëve që po kurohen në repartet spitalore.


Shtuar 3.06.2020 18:17