Italia drejt normalitetit, bie sërish numri i víktimave nga pandemia

Në 24 orët e fundit, Italia regjistron 156 viktima e 642 raste pozitive në 24 orët e fundit.

Numri i përgjithshëm i viktima ka arritur në 32 486 e numri i personave të infektuar me Covid 19 në 228 006.

Pacientë aktivë me koronavirus janë 60 960 e të shëruar 134 560.

Në 24 orët e fundit janë 2278 të shëruar më shumë.

Ditë pas dite ulet dukshëm numri i personave që po kurohen në strukturat spitalore janë 9269 të shtruar e 640 në reparte të terapisë intensive.

51 051 janë të infektuar që kurohen në kushte izolimi shtëpiak.

Rajoni i Calbrias e Bolzano sot nuk kanë shënuar asnjë rast pozitiv me Covid 19.


Shtuar 21.05.2020 17:12