Categories: Uncategorized

ITALI/ Nëse je me Koronavirus dhe del në rrugë mund të dënohesh me 21 vite burg

Shtetasit italianë të konfirmuar si mbartës të koronavirusit të ri mund të përballen me akuza për vrasje nëse ata lëvizin lirshëm nëpër rrugë, pavarësisht se ndaj tyre është dhënë urdhër për të qëndruar në karantinë.

Pacientët e dyshuar se janë mbartës të COVID-19 janë urdhëruar që të qëndrojnë brenda në zona të izoluara, në të kundërt janë gjobitur me një gjobë rreth 206 euro.

Të lidhura

None found

Por tashmë me masat e reja të ndërmarra ato do të përballen me akuza shumë më të rënda nëse infektojnë dikë gjatë shëtitjeve të tyre në rrugë. Mediat italiane bëjnë me dije se këto persona do të akuzohen për vrasje me dashje dhe mund të qëndrojnë në burg deri në 21 vite.

“Nëse jam i infektuar, e di që jam dhe kërkoj të kem ende kontakte me njerëz të tjerë pavarësisht nga mundësia e transmetimit të infeksionit, atëherë hyn në fuqi dhe akuza”, u shpreh Franco Coppi për Corriere della Sera.

Sakaq, në një konferencë shtypi disa ditë më parë kryeministri Italian Giuseppe Conte u e shpalli të gjithë territorin e vendit “zonë të kuqe” duke mos lejuar në këtë mënyrë asnjë lëvizje në rrugët e qyteteve. Kujtojmë që deri më tani numri i të infektuarve në Itali ka shkuar në 12 mijë, midis tyre 1045 persona janë shëruar, ndërsa rreth 827 persona kanë humbur jetën si pasojë e epidemisë vdekjeprurëse.

të fundit

Tahiri qëndron kritik ndaj Qeverisë:65 ligje në tre muaj, por kuështë strategjia?

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar agjendën legjislative të Qeverisë, duke ngritur pikëpyetje për prioritetet dhe…

29 seconds ago

Courtois rinovon me Realin, kontrata e re e lidh portierin belg me klubin deri në 2028

Real Madridi ka arritur marrëveshje me portierin belg Thibaut Courtois për vazhdimin e kontratës, duke siguruar qëndrimin e tij në…

4 minutes ago

Mesazhi i së bijës së Eli Farës në Instagram: “Mbaje kokën lart, mbretëreshë”, pas publikimit të videove intime me Adi Hilën

Marina Fara ka publikuar në Instagram një fotografi të shoqëruar me një mesazh mbështetës, për nënën e saj Eli Fara.…

13 minutes ago

Rrahja e dy të rinjve në Saraj, BDI kërkon nga MPB publikimin e raportit të plotë policor

BDI kërkon nga MPB të publikojë raportin e plotë policor lidhur me ndërhyrjen e 7 tetorit, gjatë së cilës dy…

17 minutes ago

Elvana Gjata shtatzënë? Zbulohet emri që po përflitet si babai i fëmijës

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Elvana Gjata, së fundmi, është rikthyer në vëmendjen e mediave rozë,…

17 minutes ago

Dëshmia e recepsionistes në rigjykimin ndaj Endrit Nikës: “E pamundur të bjerë nga krevati, ishte shumë larg dritares

Erza Limani, ish-recepcioniste e hotelit “Sonoma”, ka rrëfyer në Gjykatën Themelore në Prishtinë momentet pas rënies së Maria Clarës nga…

21 minutes ago