Categories: Uncategorized

“Ishulli mbi Osum në 3D, si u tall Rilindja me beratasit” (VIDEO)

Publicisti Namir Lapardhaja ka bërë një postim në rrjetin social Facebook ku ka kritikuar Qeverinë Rama për projektin e Ishullit mbi Osum, projekt për të cilin u zgjodh një firmë fituese por kurrë nuk u realizua.

Ai thekson se në fakt kjo propagandë nuk ka bërë asgjë për zhvillimin e turizmit në Berat, pervecc vendasve të cilët sipas Laparadhasë edhe kanë duruar mbi kurriz forcën e pushtetit duke filluar që nga taksat dhe gjobat.

Të lidhura

None found

Postimi i Plotë

Ishulli mbi Osum në 3D, ja si u tall “rilindja” me beratasit

Tipari kryesor i qeverisë së këtyre viteve është propaganda. Përveç gënjeshtrës, ata e trajtojnë popullin si të paditur dhe naiv. Një ndër projektet 3D të tyre ishte Ishulli mbi Osum. Sot qeveria qendrore dhe lokale sforcohet jashtëzakonisht kur tenton të marrë ekskluzivitetin e promovimit të turizmit në Berat. Ata nuk kanë kurrfarë kontributi.

Meritë kryesore për ringjalljen dhe suksesin e sektorit të hotelerisë dhe të turizmit, të restoranteve dhe gatime tradicionale, kanë vetëm beratasit, të cilët nuk e kanë pasur asnjëherë në krahë pushtetin. E kanë pasur gjithmonë përballë nëpërmjet gjobave, nëpërmjet rritjes së taksave dhe tarifave, nëpërmjet mosofrimit të asnjë lehtësie infrastrukturore apo fiskale, apo edhe, siç ndodhi së fundmi, nëpërmjet mosmarrjes së pagës së luftës.

Nëse do t’i besonim propagandës së qeverisë, në mungesë të kujtesës dhe të vëmendjes, sot mbi lumin Osum do të kishim Ishullin e famshëm.

Më 27 maj 2015 në ambientet e Qendrës së Kulturës “Margarita Tutulani” u zhvillua konkursi ndërkombëtar, ku juria shpalli firmën “Unalb Corda” si fituese të projektit. Ministrja e Zhvillimit Urban dhe e Turizmit, Eglantin Gjermenji, së bashku me deputetin Eduart Shalsi në atë kohë vlerësuan projektin fitues dhe thanë se do të pasurohet me elementë të projekteve të tjera.
Ndonëse kanë kaluar 5 vjet, Ishulli nuk u bë kurrë.

Projekti dhe konkursi po. Madje, si për të mos mjaftuar kaq, u shpallën fituesit e vendit të parë, të dytë dhe të tretë. Përveç talljes, nuk kam emër tjetër t’i vendos gjithë kësaj shfaqjeje të shëmtuar të ngritur mbi mashtrimin dhe hipokrizinë. Tallja e qeverisë rilindase të Edi Ramës është e njëjtë ndaj të gjithë beratasve. Ashtu siç është e njëjtë ndaj të gjithë shqiptarëve. Si ndaj të djathtëve, ashtu dhe të majtëve. Si ndaj atyre që votojnë, dhe ndaj atyre që s’votojnë. Si ndaj atyre që thonë të gjithë janë njëlloj, ashtu dhe ndaj atyre që thonë se mes palëve ka dallim.

Ndaj dhe reagimi që duhet, të jetë i njëjtë, nga të djathtë e të majtë, nga njerëz të angazhuar dhe jo të tillë. Të jetë për të penalizuar një mendësi dhe filozofi, e cila i trajton njerëzit si minorenë, që ndaj tyre mund të thurësh çdolloj gënjeshtre, t’i tallësh dhe mashtrosh dhe ata sërish të jenë kokulur.

Po ju paraqes, me zë dhe figurë, kronikën e kohës: projekti në 3D, shpallja dhe fituesit e konkursit.

të fundit

Apeli i familjes Arapi në Mamurras: Pas humbjes së djalit të vetëm, jetojnë në varfëri me dy fëmijët e tij

Një aksident me motor 2 vite më parë u shndërrua në tragjedi për familjen Arapi nga Mamurrasi, ku djali i…

2 minutes ago

Hetim pa prova të mjaftueshme”/ Shtëpia e Bardhë publikon memorandume të deklasifikuara dhe kritikon FBI-në për çështjen Trump

Shtëpia e Bardhë ka publikuar në rrjetet sociale një njoftim ku thuhet se memorandume të deklasifikuara së fundmi tregojnë se…

3 minutes ago

DJ PM reagon në mënyrë indirekte për ndarjen nga Sarah Berisha

Aludimet për një krizë në marrëdhënien mes Sarah Berishës dhe DJ PM kanë marrë edhe më shumë vëmendje në rrjetet…

6 minutes ago

Publikohet agjenda e seancës konstituive të Kuvendit

Kuvendi i Kosovës ka publikuar rendin e ditës për seancën konstituive, e cila do të mbahet nesër në orën 10:00.…

7 minutes ago

Pjesë e raketës SpaceX dyshohet se goditi Hënën, NASA synon të grumbullojë të dhëna

Një pjesë lëvizëse e një rakete të SpaceX besohet se është përplasur pa dashje me Hënën të mërkurën në mëngjes…

7 minutes ago

Kina miraton për herë të parë standarde të detyrueshme sigurie për automjetet autonome

Kina zbuloi të martën standardet e saj të para të detyrueshme kombëtare të sigurisë për automjetet e përparuara autonome, të…

8 minutes ago