Standardet e para kombëtare dhe të detyrueshme të Kinës për sigurinë e automjeteve të avancuara autonome u prezantuan të martën dhe do të zbatohen duke nisur nga viti i ardhshëm, sipas raportimeve të mediave shtetërore.
None found
Gazeta shtetërore China Daily, duke iu referuar Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, bëri të ditur se rregullat për kërkesat e sigurisë së sistemeve të automatizuara të drejtimit në automjetet inteligjente do të hyjnë në fuqi korrikun e ardhshëm.
Përpara nxjerrjes në rrugë të teknologjive vetëdrejtuese të Nivelit 3 dhe Nivelit 4, prodhuesve do t’u kërkohet të integrojnë sisteme sigurie që mbulojnë të gjithë procesin nga fillimi deri në fund.
Rregullat parashikojnë gjithashtu ngritjen e një sistemi për administrimin e sigurisë përgjatë gjithë ciklit jetësor të automjetit, duke përfshirë projektimin, zhvillimin, prodhimin dhe funksionimin pas vendosjes së tij.
Kompanitë do të duhet të aplikojnë mekanizma për menaxhimin e rrezikut dhe, përpara aktivizimit të funksioneve autonome, të realizojnë simulime, testime në pista të mbyllura dhe prova në kushte reale rrugore.
Vendimi i Pekinit merret në një kohë kur prodhuesit ndërkombëtarë të automjeteve dhe kompanitë teknologjike po konkurrojnë për ta kaluar drejtimin autonom nga zonat e testimit në transportin e përditshëm.
Në vitin 2025, Kina u dha akses të kushtëzuar dy modeleve autonome të Nivelit 3, një zhvillim që përfaqësoi një hap të hershëm drejt përdorimit më të gjerë komercial.
Në këto automjete, sistemet e instaluara nga prodhuesit duhet të jenë në gjendje të kontrollojnë nëse drejtuesit janë të gatshëm dhe të aftë ta marrin kontrollin kur kjo bëhet e nevojshme.
Prodhuesit kanë edhe detyrimin t’u shpjegojnë qartë përdoruesve shkallën e automatizimit, kufijtë e funksionimit, kufizimet dhe përgjegjësitë përkatëse. Ky informacion duhet të jepet përmes manualeve të përdorimit, faqeve të internetit dhe ekraneve të vendosura brenda automjetit, raportoi AA.
Edhe pse bëhet me qëllim të mirë ose si pjesë e komunikimit intim, pyetja “A je afër?” nuk pritet gjithmonë…
Një polic i SPB Shkup dyshohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare, duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej të…
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim komandantin e Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Ozkan…
Një ish-kuzhiniere e Marinës Mbretërore Britanike është dënuar me 18 muaj heqje lirie në një qendër paraburgimi ushtarak, pasi u…
Policia Kufitare ka finalizuar me sukses një operacion në Aeroportin e Rinasit, duke prangosur një shtetase të huaj e cila…
Studenti Kleidi Memo, i ftuar në studion e News24, ka bërë një analize të lëvizjes protestuese në vend dhe rolit…