Ishte nisur drejt Shqipërisë? Kapen 70 kg kokainë pastër në Greqi

Policia greke ka zbuluar dhe sekuestruar njw sasi tw madhe droge e cila sipas mediave vendase vinte nga Amerika e Jugut.

Konkretisht përmes sistemit të analizës së rriskut, u zgjodh për t’u testuar me sistemin e kontejnerëve X-Ray, i cili u deklarua se përmbante banane. Transporti vinte nga Amerika e Jugut dhe ishte destinuar për një vend në Ballkanin Perëndimor, shkruajnë mediat e shtetit fqinj por pa përmendur emrin e këtij shteti.

Sistemi zbuloi një material të dyshimtë, nga ku më pas u krye një kontroll fizik gjatë së cilës me ndihmën e një qeni detektor special me emrin Axel, u gjetën 60 pako kokainë, me një peshë totale prej 70.5 kg.

Droga u fsheh me kujdes brenda kontenierit dhe posaçërisht në makinat e ftohjes. Prokurori i Gjykatës së Shkallës së Parë të Pireut tashmë është informuar dhe po zhvillohet një hetim paraprak.

Nuk është hera e parë që sekuestrohet drogë në shtetin fqinj, mall i nisur nga Amerika Latine. Më herët goditjet janë bërë pa mbërritur ngarkesat në Durrës, për shkak se ekspertët amerikanë nuk i besojnë policisë shqiptare.


Shtuar 31.07.2020 21:28