ISHP “zbarkon” në bizneset e dy të infektuarëve, dezinfektohet ambjenti (VIDEO)

Pas konfirmimit të dy rasteve me koronavirus në vend, personeli i Institutit të Shëndetit Publik ka shkuar tashmë në ambientet e bizneseve të dy personave që rezultuan pozitiv për të bërë dezinfektimin.

Ashtu sikundër është raportuar, të prekurit janë babë e bir me origjinë nga Puka dhe banorë në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë

Specialistët e ISHP ndodhen në biznesin e tyre ku dhe kanë dezinfektuar bizneset

Mësohet se babë e bir, V.K, 54 vjeç dhe P.K, 28 vjeç janë pronarë të një bar kafeje dhe një lavazhi në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë.


Shtuar 9.03.2020 13:53