Ishin bllokuar në Kakavijë, futën në tokën shqiptare 33 persona

33 shqiptarë janë lejuar të futen në tokën shqiptare pasi mbetën aty të bllokuar për një kohë të gjatë. Fatmirësisht ata kanë marrë një autorizim nga ambasada shqiptare në Athinë.

Ndërkohë, në tokën netutrale në këtë pikë doganore ndodhen edhe dhjetëra shqiptarë të tjerë të bllokuar.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar së fundmi, se Shqipëria pas përhapjes së COVID-19, nuk e ka luksin për të hapur kufirin. Kreu i qeverisë iu bëri thirrje shqiptarëve që të qëndojnë në vendet ku janë, pasi është i pamundur kthimi i tyre në atdhe.

Ai është shprehur se është në kontakt të vazhdueshëm me qeverinë greke dhe se shqiptarët që kalojnë afatin 90 ditor të qëndrimit nuk do të gjobiten.


Shtuar 3.04.2020 08:30