“Isha i pirë”, lihet i lirë i moshuari që ngacmoi s*ksualisht 16-vjeçarin

Romeo Oço, 66-vjeç i cili u vu në pranga pasi ngacmoi seksualisht një 16-vjeçar është liruar nga qelia dhe është lënë në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Prokurori i çështjes, Tasim Puci i ka kërkuar gjykatës dhënien e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Në një dalje për mediat ai deklaroi se i pandehuri e ka mohuar ngacmimin seksual, por është shprehur se ka pasur një marrëdhënie me të miturin dhe është afruar për të biseduar me të duke qenë edhe nën efektin e pijeve alkoolike.

“Nuk e ka pranuar ngacmimin. Ka thënë se ka biseduar dhe ka qenë një çik i pirë dhe nuk e mban mend se çfarë kanë biseduar. Unë kërkova arrest me burg por është lënë në detyrim paraqitje”, tha ai për mediat.

Puci i ka argumentuar kërkesat e tij para gjykatës me dëshminë e dhënë në polici nga 16-vjeçari K.J, që ka rrëfyer të gjithë kalvarin e ngacmimeve seksuale prej disa muajsh dhe në bazë të raportit mjeko-ligjor që ka konstatuar shenja të dukshme të ngacmimit seksual tek djali 16-vjeçar.


Shtuar 16.09.2020 11:27