Ish-zv.ministrja socialiste Irena Beqiraj ka reaguar ashpër në rrjetet sociale duke thënë se në Shqipëri nuk duhet të ketë më ambasadorë që u flasin pushtetarëve shqiptarë.
Madje ajo prek edhe zyrën e BE në Tiranë, kur thotë që nuk duhet të ketë më as zyrtarë të BE që kthehen si këshilltarë politikë.
Të lidhura
None found
Kjo sipas Beqirajt, sepse “nderkombetaret pavarsisht narratives shpesh ne mendimin tim modest ” plot me bosh ” nuk mund te zgjidhnin, edhe nuk do te zgjidhin asgje’.
POSTIMI I PLOTE
Une kam nje Enderr.
Endrra ime eshte nje Shqiperi ku Ambasadoret, te kene nje jete zyrtare monotone, te qete , ne pritjen e pafundme te nje ceshtje bilaterale diplomatike per tu zgjidhur .
Ambasadore qe u flasin Shqiptareve qe na drejtojne, ne emer te popullit shqiptar ne anglisht , nuk duhet te kete me . Zyrtare te BE qe kthehen si keshilltare politik nuk duhet te degjohen me ne kete vend.
Per te gjithe ato qe presin ambasadoret , zyrtaret burokrate te BE , te zgjidhin problemet tona , ju lutem merrni 3 min edhe e rilexoni kete shenim.
Kam zgjedhur fabulen elegante te Ernesto Sirrolit ….. por ne kemi historine tone e cila duhet te na bind qe nderkombetaret pavarsisht narratives shpesh ne mendimin tim modest ” plot me bosh ” nuk mund te zgjidhnin, edhe nuk do te zgjidhin asgje .
