Ish-deputetja nxjerr pamjet: Grumbullime masive në shkolla, realiteti ndryshe nga propaganda e Ramës (VIDEO)

Ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi ka bërë publike disa pamje nga dita e parë e shkollës, ku tregon se nuk po zbatohen masat e përfolura nga qeveria me qëllim parandalimin e përapjes së koronavirusit.

Vokshi akuzon kryeministrin Rama për propagandë, teksa jep pamje nga situata ne shkollen “Gustav Mayer” në Tiranë.

Reagimi në Facebook

#Propaganda e Kryeministrit Rama vs #Realiteti nê shkolla këtë fillim viti.

Përkundër fotove të përzgjedhura nga Kryeministri, situata në shumë shkolla është krejt ndryshe.

Kjo është shkolla Gustav Mayer në Tiranë.

Mungesë organizimi nga ana e shkollës që ka cuar në grumbullime prindërish e nxënësish… asnjë mundësi për respektim të protokollit të sigurisë së shëndetit.


Shtuar 14.09.2020 07:06