Ish-deputeti bën denoncimin e fortë: Si Rama po ndryshon Kushtetutën që të fitojë sërish zgjedhjet

“Rama po përpiqet që në zgjedhje të mos lejojë Opozitën të paraqitet e bashkuar…”

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkeljed Alibeaj nëpërmjet një shënimi në facebook thote se kryeministri Edi Rama e ka fundin e sigurtë.

Alibeaj shkruan se Rama po kërkon të ndryshojë Kushtetutën për të mos lejuar opozitën të paraqitet e bashkuar në zgjedhje, pra per te mos lejuar koalicionet parazgjedhore.

Reagimi i plotë:

Kufoma politike me emrin Edi Rama e nxorri koken me ne fund! Fundin e ka te sigurt: humbje politike dhe ndeshkim ligjor per ate cka i ka bere ketij vendi dhe shqiptareve!

Fillimisht deshi ti vidhte zgjedhjet me njerezit e shtetit qe i ka te punesuar, duke i shitur si “komisionere te depolitizuar”.

I ngeci sharra ne gozhde!

Tashme po perpiqet qe ne zgjedhje te mos lejoje Opoziten te paraqitet e bashkuar!

Kerkon te ndryshoje Kushtetuten per te hequr koalicionet !!!

Nuk thote kot populli: qenit kur i vjen ngordhja, shkon e …. ne dere te xhamise!


Shtuar 12.06.2020 15:01