Një 37-vjeçare ka helmuar veten pas dhimbjes së madhe që ka përjetuar pasi i ish-bashkëshorti i marrë të bijën në Itali.
Me vendim gjykate, pas divorcit, burri në fjalë kishte marrë kujdestarinë e vajzës që ka me 37-vjeçaren. Kështu, ai kishte vendosur që ta merrte të bijën me vete në Itali.
Këtë dhimbje, 37-vjeçarja nuk e ka përballuar dot dhe ka helmuar veten. Aktualisht ajo ndodhet në gjendje të rëndë dhe është nisur me helikopter për në Tiranë, në Spitalin Ushtarak.