Infermierja vdiq sot, shpallet në kërkim djali i biznesmenit që ishte shofer i BMW

Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim 24-vjecarin Kosta Kaca.

Kaca ishte shoferi i BMW që u përplas me makinën e ambulancës, nga ku sot pas një jave ndërroi jetë në spitalin e Traumës, mamia Adelina Rezvani.

Rezvani kishte marrë lëndime të shumta në trup, duke mos i rezistuar dot plagëve, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

Kosta Kaca mësohet se është larguar nga spitali ne Tiranë ku ishte shtruar për mjekim pas aksidentit, ndërsa nuk ka asnjë të dhënë për vendndodhjen e tij.

Ndërkohe shoferi i ambulancës Aleks Kajo mësohet se ndodhet në masën e sigurisë “Arrest ne burg”, por ndodhet aktualisht në spital në mbikqyrje policore.

Kaca mësohet se ka përfituar nga fakti që fillimisht u ndoq në gjendje të lirë dhe u arratis nga spitali.


Shtuar 28.09.2020 19:11