Infermieret kineze rruajnë kokën para se të nisen me shërbim në Wuhan (VIDEO)

Autoritetet kineze kanë urdhëruar infermieret femra që të rruajnë kokën përpara se të nisen me shërbim në spitalet e Wuhan.

Sipas mediave të huaja, kjo është ndërmarrë si një masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit, por edhe si provë për të treguar vendosmërinë e tyre për të luftuar virusin.

Në videon e publikuar, duken rreth 15 infermiere të spitalit Gansu që me lot në sy rruajnë kokën, për t’u nisur drejt epiqendrës së koronavirusit, qytetit Wuhan.

Ato do të largohen nga Lanzhou, kryeqyteti provincial i Gansu për të punuar në spitalet e posaçme për trajtimin e koronavirusit.

Bëhet me dije se 20,000 mjekë nga e gjithë Kina po dërgohen në rajon për të luftuar përhapjen e epidemisë.


Shtuar 19.02.2020 17:12