Infektohet me koronavirus kirurgu në Elbasan

Një tjetër mjek kirurg në qendrën Apitalore “Xhaferr Kongoli” në qytetin e Elbasanit ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Tamponi është marrë që me 1 shtator, ndërkohë që numri i mjekëve të infektuar me Covid-19 në Elbasan ka shkuar në 2.

Ende nuk dihet se ku mund të jetë infektuar, pa përjashtuar as mundësinë e infektimit nga kolegu, ndonëse ky i fundit ka ditë që është vetëkarantinuar.


Shtuar 3.09.2020 19:42