Infektohet edukatorja në Delvinë dhe karantinohen fëmijet e kopshtit

Edukatorja e kopshtit në qendër të Delvinës ka rezultuar pozitive me Koronavirus pas tamponit të kryer.

Ajo është karantinuar së bashku me familjarët e saj, ndërsa në karantinë janë vendosur edhe 6 fëmijët e kopshtit ku ajo punonte.

Ndërkohë, kopshti në fjalë ndodhet në të njëjtën godinë me shkollën 9-vjecare “Kosta Çavo”, aty ku javën e shkuar u prek nga Covid-19 një mësuese.

Kopshti do të qëndroj i mbyllur deri në një njoftim të dytë, ndërsa janë bërë dezifektimet në të gjithë ambjentin./oranews


Shtuar 22.09.2020 19:01