Infektohen me koronavirus dy efektivë të Gardës, politikanët në panik

Një punonjës i Gardës së Republikës që shoqëron personalitete është infektuar me koronavirus.

Mësohet se efektivi i Gardës kishte më shumë se një javë që kishte shfaqur simptoma por nuk testohej nga autoritetet shëndetësore. Ndaj testin e ka bërë në mënyrë private duke shmangur procedurat e ISHP-së. Pas tij, pozitiv ka rezultuar gjithashtu një tjetër efektiv i Forcave Speciale.

Nuk dihet se cila është gjendja shëndetësore e tyre megjithatë nuk përjashtohet mundësia që gjatë gjithë kohës që nuk u është bërë kontrolli, të dy efektivët e Gardës të kenë infektuar ndonjë personalitet të rëndësishëm që kanë shoqëruar. Megjithatë deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar.


Shtuar 14.06.2020 20:00