Emisioni “Historia ime” në Tv Klan ka sjellë ditën e sotme historinë aspak të zakontë të një 43-vjeçari, i cili jeton në Tepelenë.
Ilir Dehari me profesion fizioterapist, prej 12 vitesh është i martuar, por marrëdhënia me babin e tij, ka krijuar në jetën e tij mjaft probleme.
None found
Ai rrëfen në studio historinë e trishtë të familjes së tij. Para ardhjes së tij në jetë, prindërit kanë humbur 5 fëmijë dhe ai është fëmija i vetëm i tyre.
Kjo situatë ka shkaktuar probleme dhe stres, gjë e cila ka krijuar edhe grindje mes tyre.
Mirela Milori: Ilir ti je 43 vjeç?
Ilir: Po!
Mirela Milori: Sa vjet ke i martuar?
Ilir: 12 vjet!
Mirela Milori: Në profesion je?
Ilir: Jam fizioterapist dhe logopedi.
Mirela Milori: Mesa di familja ka pasur humbje para se ti të vije në jetë?
Ilir: Po ka patur disa fëmijë, 5 fëmijë,unë jam i gjashti fëmijë që mbijetoi.
Mirela Milori: Për fat të keq 5 fëmijët e tjerë përpara?
Ilir: Problemet e natyrës janë ato kupton, kanë lindur me probleme.
Mirela Milori: Kjo bëri që marrëdhënia në shtëpi të ishte pak e vështirë?
Ilir: Unë them e kam menduar që 6 vjet, e kam kuptuar këtë siklet dhe mendoj se stresi e ka bërë që mos ketë marrëdhënie të mira në familje.
Mirela Milori: Si kanë qenë marrëdhëniet në familjen tuaj?
Ilir: Në fëmijëri unë kam qenë shumë i ndrojtur, në familje nuk më trajtonin si duhet mirë./tvklan.al
Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka denoncuar një tjetër detaj të rëndë që ka ndodhur me djalin e ri…
Antonio Conte ka lënë të kuptohet se një rikthim te Juventusi mund të ndodhë në të ardhmen. Trajneri italian, i…
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar përmes një videomesazhi në Kuvend projektbuxhetin e vitit 2027, i cili kap vlerën e 10…
Miinistri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamed Hoxha, deklaroi se vendosja e sistemit rajonal për grumbuillim të mbeturinave mbetet…
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se e ndjera Arlinda Zekaj nuk kishte kërkuar asnjëherë strehim për…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se bullgarët duhet të përfshihen në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.Ai tha se për…