Categories: Uncategorized

Burri: Më kanë përdhunuar kur isha i vogël, do të doja të bëhesha si Linda Rei!

Emisioni “Historia ime” në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e pazakontë të një 37-vjeçari. Tomor Brahushi u braktis para maternitetit nga prindërit e tij biologjikë dhe në moshën 9-vjeçare u birësua nga një çift në Lushnjë.

Në studio, ai ka rrëfyer se ka lindur me dy gjini dhe vetë ndihet femër. 37-vjeçari dëshiron të jetë si Linda Rei dhe të ketë një jetë të qetë larg paragjykimeve dhe opinioneve të njerëzve të tjerë. Më tej, Tomori rrëfen se kur ka qenë 12 vjeç është abuzuar seksualisht.

Të lidhura

None found

Mirela Milori: Ti ke një problem tjetër?

Tomor Brahushi: Problemin e kam.

Mirela Milori: Ti ke lindur me dy gjini?

Tomor Brahushi: Ndihem femërore!

Mirela Milori: Ti ndihesh femër?

Tomor Brahushi: Po!

Mirela Milori: Tani do të jesh burrë apo grua? E ke ndarë çfarë do të jesh?

Tomor Brahushi: Nuk kam bërë një jetë, nuk e kam realizuar. Kisha qejf që të bëhesha si Linda Rei, që të jetoja dhe unë një jetë normale si puna e Lindës, si puna e të tjerëve, mos kem ngacmime, mos kem dhunim.

Mirela Milori: Tomor të të bëj një pyetje direkte. Do të martohesh me një grua apo me një burrë?

Tomor Brahushi: Jo kështu si jam, nuk martohem me asnjë, vetëm bashkëjetesë.

Mirela Milori: Do të bashkëjetosh me një grua apo me një burrë ?

Tomor Brahushi: (Qesh)

Mirela Milori: Më thuaj të vërtetën mos qesh?

Tomor Brahushi: Kam emocion!

Mirela Milori: Ka patur raste dhune ndaj teje?

Tomor Brahushi: Ka pasur në fillim, më hynin drogaxhinjtë në shtëpi, më dhunonin, më merrnin atë pesë lekëshin që lypja. Me lypje kam jetuar, nuk kam profesion. Më dhunonin, jam dhunuar seksualisht që i vogël, jam përdhunuar që i vogël, që në fëmijëri.

Mirela Milori: Sa vjeç ke qenë?

Tomor Brahushi: Që në moshën 12 vjeç sot jam 37 vjeç dhe jam i qetë dhe dua të kem një mbrojtje nga Policia e Lushnjës, që mos abuzojë njeri të afrohet afër meje.

Mirela Milori: Ishe me prindërit që të rritën? Ju tregove për atë që të ndodhi?

Tomor Brahushi: Po!

Mirela Milori: Çfarë ndodhi?

Tomor Brahushi: Atëherë asgjë s’ndodhi, ai hyri 6 muaj brenda në burg!

të fundit

Shehaj shkon me urgjencë në spital dhe denoncon presionin e policisë së Komisariatit nr.1 ndaj 23-vjeçarit që rrëfeu dhunën

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka denoncuar një tjetër detaj të rëndë që ka ndodhur me djalin e ri…

3 minutes ago

Conte zbulon kushtet për një rikthim të mundshëm te Juventusi

Antonio Conte ka lënë të kuptohet se një rikthim te Juventusi mund të ndodhë në të ardhmen. Trajneri italian, i…

10 minutes ago

Projektbuxheti 2027 kap vlerën e 10 miliardë eurove, Koçiu: Synojmë Shqipërinë europiane me më shumë siguri për familjet

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar përmes një videomesazhi në Kuvend projektbuxhetin e vitit 2027, i cili kap vlerën e 10…

12 minutes ago

Hoxha njofton ngritjen e qendrave rajonale për mbeturina

Miinistri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamed Hoxha, deklaroi se vendosja e sistemit rajonal për grumbuillim të mbeturinave mbetet…

12 minutes ago

Muhaxheri dëshmon në Komisionin Hetimor: Arlinda Zekaj kërkoi strehim vetëm për fëmijën, jo për veten

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se e ndjera Arlinda Zekaj nuk kishte kërkuar asnjëherë strehim për…

16 minutes ago

Rama: Bulgarians must be part of North Macedonia’s Constitution, there is no longer any reason for dispute

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se bullgarët duhet të përfshihen në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.Ai tha se për…

20 minutes ago