Ilir Meta pret Pacollin e Thaçin tek Gjiri i Lalzit (FOTO LAJM)

Presidenti Ilir Meta ka publikuar foto nga takimi në Gjirin e Lalzit me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi.

Nga fotot e publikuara nga kreu i shtetit në Facebook, duket se pjesë e takimit ka qenë edhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli.

“Kënaqësi e veçantë të kisha sot një mik të veçantë si Presidenti Thaçi. Pa diskutim edhe bacën Behgjet. Kaluam disa orë shumë të bukura dhe frymëzuese. 🇦🇱🇽🇰”, shkruan kreu i shtetit në postimin e tij.


Shtuar 9.07.2020 16:12