Categories: Uncategorized

Ilir Meta: Kuvendi të vetëshpërndahet, asnjë vagabond nuk e vë në diskutim

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka komentuar ligjin e sapo miratuar në Parlament nga mazhoranca për mënyrën e kryerjes së betimit për anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, Presidenti Meta u shpreh se, do të shprehet në momentin kur ligji t’i mbërrijë në zyrë për dekretim.

“Nuk e di se çfarë ka ndodhur në Parlament, por prej kohësh në Parlamentin tonë është lajm kur miratohet ndonjë ligj në respekt të Kushtetutës. Shkelja e Kushtetutës është kthyer në një sport të preferuar të mazhorancës. Nuk dëshiroj të komentoj diçka që nuk e kam lexuar, por në vijim të marrëzimit që ka ndodhur me zbatimin antikushtetues të reformës në drejtësi. Nuk habitem që të ketë ndodhur ndonjë marrëzi e tillë. Kur ligji të mbërrijë në Presidencë do të shprehem në mënyrë zyrtare.

Të lidhura

None found

Nuk ekziston asnjë mekanizëm ligjor që rrëzon Kushtetutën, këto janë përpjekje për të dënuar me vdekje çdo minimum kredibiliteti që mund t’i ketë mbetur reformës në drejtësi”, është shprehur Meta gjatë intervistës në studion e Ilva Noë.

Më tej ai ka thënë se Kuvendi duhet të vetëshpërndahet duke argumentuar se nuk afron asnjë garanci për funksionim normal.

“Kuvendi duhet të vetëshpërndahet. Nuk ofron asnjë garanci për funksionimin normal të institucioneve. Ky është një Kuvend ilegjitim. Ju garantoj se Presidenti nuk është mur por është një kala në mbrojtje të Kushtetutës dhe nuk ka as ndonjë vagabond ndërkombëtar që mund ta vendos këtë në diskutim”

të fundit

Niko Qarkaj lirohet pas arrestimit në protestën para Kuvendit, ngjitet mbi kangjellat dhe hedh një vezë drejt Komisariatit nr. 3

Njëri nga protestuesit e liruar këtë të shtunë nga Gjykata e Tiranës ishte edhe Niko Qarkaj. I riu u arrestua…

1 minute ago

Fetoshi: The decoration for Marinković shows that Serbia is elevating crime to the altar

Drejtori i Institutit Octopus, Arben Fetoshi, ka reaguar ndaj dekorimit të ish-gjyqtares hetuese serbe Danica Marinkoviq nga Kisha Ortodokse Serbe,…

11 minutes ago

The 6th edition of “Gjirokastra Rocks Festival” brings rhythm and energy to the stone city

Fundjava në Gjirokastër është gjallëruar nga organizimi i edicionit të gjashtë të “GJIROKASTRA ROCKS FESTIVAL”. Tashmë ky aktivitet ka fituar…

11 minutes ago

Mickoski: The 700-million-euro Eurobond was repaid ahead of schedule

Qeveria ka shlyer euroobligacionin e vitit 2020 në vlerë prej 700 milionë euro, të cilin e kishte marrë qeveria e…

12 minutes ago

Satki Ismaili: The rise in violence among children stems from a lack of care in families and institutions

Rastet e dhunës mes fëmijëve dhe të rinjve po shtohen çdo ditë ndërsa për shumë prej tyre autoritet përkatëse nuk…

12 minutes ago

Mickoski: Euroobligacioni prej 700 milionë eurosh është shlyer para afatit

Qeveria ka shlyer euroobligacionin e vitit 2020 në vlerë prej 700 milionë euro, të cilin e kishte marrë qeveria e…

15 minutes ago