Categories: Uncategorized

“Ilir Meta rrezikon arrestimin në flagrancë dhe burg për jetë”

“Ligji e dënon atë me burgim të përjetshëm, si kryetar të lëvizjes kundër rendit kushtetues?”

Avokati i njohur Spartak Ngjela paralajmëroi sot përmes një statusi në Facebook, arrestimin në flagrancës të Presidentit Ilir Meta, nëse do të ketë trazira më 2 mars.

Të lidhura

None found

Sipas Ngjelës, Presidenti në një rast të tillë, “më datën 2 mars të këtij viti do të shkelë nenin 221 të Kodit Penal, duke drejtuar popullin kundër institucioneve dhe rendit kushtetues”.

“Nëse Meta i di të gjitha këto, është më mirë për të, të zbatojë këshillën e dhënë nga Dante Aligeri: merre jetën ashtu si të vjen! (prendi la vita come ti viene!)…

Statusi plotë i Spartak Ngjelës:

Meta po na thotë këto ditë se në datën 2 mars të këtij viti do të shkelë nenin 221 të Kodit Penal, duke drejtuar popullin kundër institucioneve dhe rendit kushtetues.

Dhe është ndërkohë Presidenti i Republikës.

Në fakt, kuptohet se ka rënë në një injorancë ala shqiptare: deri tani bota ka parë individë që kanë bërë kryengritje për t’u bërë presidentë të republikave të tyre, kurse, një shqiptar, po i tregon Perëndimit se paska dhe një president që bën kryengritje të mos rrëzohet me vota në parlament. E dini pse? Se ky president nuk ka ushtri në drejtimin e tij.

ll.

Zoti Meta, po të do populli, ai të mbron pa qenë nevoja që ti të biesh në krime. Por ja që shqiptarët të përbuzin. Ende nuk e ke marrë vesh këtë?

Por, a e di Ilir Meta që Prokuroria e Posaçme, me forcën juridike që i jep neni 135/2 i Kushtetutës së Shqipërisë dhe neni 235 i Kodit të Procedurës Penale, e arreston atë në flagrancë, dhe brenda disa ditëve ia dërgon për gjykim Gjykatës së Posaçme me akuzë për kryengritje, apo për akt kundër rendit kushtetues?

E di Meta që paragrafi i dytë i nenit 221 të Kodit Penal, i kryengritjes, e dënon atë me burgim të përjetshëm, si kryetar të lëvizjes kundër rendit kushtetues?

lll.

Dhe ja pyetjet e tjera që ngrihen për këtë rast.

E di Meta që nuk i tremb dot amerikanët në lidhje me reformën?

E di Meta që tragjedinë e tij, që i ka sjellë humbjen e ekuilibrit, në Perëndim, do ta shkruajnë si komedi?

E di Ilir Meta që SPAK, i cili do ta arrestojë në flagrancë, ka mbështetjen e aleancës perëndimore?

E di Meta që asnjë institucion politik apo juridik i Bashkimit Europian nuk ia përkrah nonsenset që po thotë?

E di Meta që, për krimet e më sipërme, nuk e gjykon Gjykata Kushtetuese, por, në bazë të nenit 135/2 të Kushtetutës, është SPAK-u ai që e heton dhe e gjykon Presidentin e Republikës së Shqipërisë për një krim të kryer prej tij?

Po, VËRTET mendon ky Meta se mund të trembë politikën amerikane, dhe më gjerë në Perëndim, me një kryengritje fantazëm?

E di Meta që, arrestimi i tij në flagrancë do të krijonte eufori gëzimi te të gjithë shqiptarët?

Nëse Meta i di të gjitha këto, është më mirë për të, të zbatojë këshillën e dhënë nga Dante Aligeri: merre jetën ashtu si të vjen! (prendi la vita come ti viene!)…

të fundit

Shqiptarët ndër vendet me akses më të lartë në internet, të fundit për aftësitë digjitale

Një publikim i fundit i Eurostat, “Digjitalizimi në Europë”, që jep të dhëna mbi aftësitë bazë digjitale të shteteve të…

14 minutes ago

Presidenti Trump njofton zgjatjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Libanit me tre javë

Në një postim në platformën Truth Social, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se armëpushimi mes Izraelit…

37 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 80.9 lekë, në shitje me 82 lekë. Euro, do…

42 minutes ago

Kushte atmosferike të qëndrueshme/ Njihuni me parashikimin e motit, 24 Prill 2026

Këtë të premte, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke bërë që në të gjitha qarqet…

51 minutes ago

Horoskopi 24 Prill 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në jetën tuaj sentimentale sot mund të shfaqen ndjenja të thella…

9 hours ago

U kthye si protagonist në momentin e duhur, Muçi tregon vuajtjet: Dy javë nuk mundesha as të ecja

Ernest Muçi u kthye si protagonist në radhët e Trabzonsporit, duke ndihmuar këtë të fundit që të triumfonte me penallti…

9 hours ago